Serum eksfoliues

In stock

5500 LEK

 

Rigjeneron dhe oksigjenon lekuren nepermjet eksfoljimit te thelle enzimatik, stimulon prodhimin fiziologjik te kolagjenit, fibrave elastike dhe acidit jaluronik fale nje grupi te pasur biofenolesh dhe acide alpha hydroxyl.

Ideale per lekure normale, te maturuara dhe me çrregullime.

• Produkt organik
• Made in Italy
• 200 ml

In stock

- +
Shto ne Liste
Categories: , ,

Permban:

Acid mandelik: eshte nje AHA (alfa hidroksiacid) delikat. Ideal per te trajtuar pigmentimin e crregullt, aknet, rrudhat e vogla. Veti te jashtezakonshme eksfoliuese dhe gjithashtu i njohur per faktin e te mos qenurit fotosensibilizues qe do te thote qe mund te perdoret para ekspozimit ndaj diellit.

Biolikuefate nga lekura e molles: e pasur me principe aktive, midis te cilave pektine, shume vitamina (A, B, C, E), betakaroteni, niacine, fluoridet, hekuri dhe acidi citrik dhe malik te cilat luajne nje rol rrenjesor ne mbrojtjen e qelizes. Ndihmon ne forcimin e lekures dhe ne zbehjen e rrudhave. Qeteson skuqjet e fytyres, ka veti te spikatura hidratuese dhe u dhuron ndricim lekurave te thata e te fikura.

Biolikuefate nga lekura e limonit: veti te spikatura hidratuese dhe eksfoliuese. Fale prezences se acidit askorbik, antioksidant dhe frenues i enzimes tyrosinase, keshillohet edhe si ingredient aktiv i produkteve me aksion depigmentues dhe uniformues te ngjyres.

Biolikuefate te lekures se rrushit biologjik: aksion i fuqishem antioksidues. Ruan hidratimin dhe elasticitetin e lekures, e mbron nga demet e plakjes nga ekspozimi ndaj diellit, permireson mikroqarkullimin dhe favorizon qarkullimin korrekt vaskular duke mbrojtur indet.

Biolikuefate te krundes se grurit: vepron tek rrudhat ne menyre te drejtperdrejte dhe te shpejte duke riaktivizuar sintezen e mikrofibrileve, ne kete menyre tonifikon dhe i dhuron elasticitet lekures.

Acidi tartarik vegjetal nga rrushi: aksion delikat eksfoliues

Acidi citrik: aksion delikat eksfoliues

Leng aloe biologjike: anti radikal i fuqishem, rioksigjenon indet, ka veti anti inflamatore dhe qetesuese

Detergjente me origjine vegjetale: respektojne lekuren pa ndryshuar pH fiziologjik.

Perdorimi: Aplikoni serumin mbi lekure te lare e te thate, masazhoni me levizje rrethore, fshini fytyren me nje disk pambuku dhe me pas ben shpelarjen me uje. Per nje efekt me intensiv, lereni produktin te pushoje ne fytyre per rreth 1 minute dhe me pas beni shpelarjen. Evitoni kontaktin me syte.

INCI: Aqua [Water], Aloe barbadensis leaf juice*, Glycerin, Mandelic acid, Sodium cocoyl glutamate, Xanthan gum, Pyrus malus (Apple) fruit extract, Citrus medica limonum (Lemon) fruit extract, Hydrolyzed grape fruit skin*, Hydrolyzed wheat bran*, Tartaric acid, Citric acid, Polyglyceryl-4 caprate, Phenethyl alcohol, Sodium hydroxide, Ethylhexylglycerin, Parfum [Fragrance]**, Limonene**, Linalool**.
* organike
** origjine natyrale

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Serum eksfoliues”
Shporta e blerjeve