Vaj hidratues dhe ushqyes anti age per fytyren

In stock

11500 LEK

 

Formule ushqyese dhe ndricuese me aksion intensiv anti-age dhe forcues. Aktivizon mikroqarkullimin, riparon dhe stimulon prodhimin fiziologjik te kolagjenit, acidit jaluronik dhe fibrave elastike.

Per fytyra te matura, normale dhe te pahidratuara.

• Produkt organik
• Made in Italy
• 30 ml

In stock

- +
Shto ne Liste
Categories: , ,

Permban:

Koenzima Q10: nderhyn ne procesin e plakjes duke ulur ne menyre efikase formimin e rrudhave. Ndihmon ne permiresimin e rinovimit qelizor dhe rritjen e shkelqimit dhe butesise. Luan nje rol thelbesor ne prodhimin e energjise, antioksues dhe mbrojtes ndaj radikaleve te lira.

Ceramide 3: ndihmon ne rigjenerimin dhe mirembajtjen e barrieres se lekures duke kontribuar ne ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit dhe duke parandaluar hyrjen e substancave te demshme. Eshte gjithashtu efikase ne zbutjen e vrazhdesise siperfaqesore te lekures.

Vaj argani biologjik: i pasur me antioksidante, i dhuron lekures shkelqim dhe butesi. Ndihmon ne mbrojtjen e lekres nga faktoret mjedisore (dielli, smogu, era, metalet e renda, ndotes te ndryshem si substanca toksike te thithura permes ajrit, te gelltitura apo te perthithura permes lekures). Duke permiresuar hidratimin e lekures rrit mrojten dhe elasticitetin e saj.

Vaj jojoba biologjik: ruan hidratimin e lekures dhe e mbron ate nga faktoret atmosferike dhe mjedisore (bakteret, dieli, era, substanca kimike te pranishme ne ajer). I pasur me antioksidues natyrale, nuk irriton, nuk eshte komedogjenik dhe nuk sjell reaksione sensibilizimi te lekures. I pasur me vitamina E dhe vitamina te kompleksit B, minerale si zinku, bakri dhe jodi. Rigjalleron, rigjeneron dhe qeteson lekuren e irrituar, forcon dhe parandalon rrudhat

Pjesa e pasapunizuar e ullirit: eshte fraksioni i pasapunizuar i nxjerre nga vaji i ullirit. Shume i ngjashem me yndyren (sebumin) e lekures, ka veti te spikatura qetesuese dhe rregulluese te yndyres. Ka funksion riparues dhe eshte perfekt per lekuren e thate e te pahidratuar. Parandalon rrudhat dhe riparon lekuren nga demet e shkaktuara nga rrezatimi diellor.

Vitamina E natyrale: miks tokoferolesh antioksiduese.

Perdorimi: aplikojeni ne fytyre, qafe dhe dekolte dhe masazhoni deri ne perthithje te plote nga lekura.

INCI: Caprylic/capric triglyceride, Simmondsia chinensis (jojoba oil) seed oil*, Propylheptyl caprylate, Argania spinosa kernel oil*, Olea europaea (Olive) oil unsaponifiables, Ceramide 3, Tocopherol, Parfum [Fragrance]**, Ubiquinone, Limonene**, Squalene, Linalool**, Beta-sitosterol, Citral**, Coumarin**.
*organike
**origjine natyrale

Shporta e blerjeve