Pyetje te shpeshta

Me poshte ju permbledhim pyetjet dhe informacionet me te kerkuara nga klientet tane rreth altissiaprive.al

Kush jemi?

Altissia Privè eshte realiteti i pare shqiptar qe organizon shitje event te markave me te kerkuara me çmimet me konkuruese.
Ekskluzivisht per te rregjistruarit e faqes do sjellim brands me ulje deri ne 70% ne krahasim me çmimet, ne dyqane, te te njejtave produkte.
Tek altissiaprive.al do gjeni nje larmi produktesh duke filluar nga veshjet, kepucet, aksesoret, kozmetika, deri tek home & decor.
Nga eksperienca jone shumevjeçare me leader-at e e-commerce si Amazon, Zalando e shume te tjere, jemi perpjekur te krijojme nje platforme online te thjeshte e te shpejte: mjafton te zgjidhni produktet qe ju interesojne, te na komunikoni adresen ku duhet ti dergojme dhe te beni pagesen me karten tuaj te preferuar.
Pagesa eshte 100% e sigurt fale protokollit SSL te garantuar nga partneri yne EasyPay qe siguron transaksionet tuaja.

Cila eshte politika jone e shitjeve?

Çmimet qe shihni tek siti ju duken shume te ulta? Si ja dalim?
Produktet tona jane kryesisht te koleksionit paraardhes, mbi prodhim, produkte te pashitura apo masat e fundit te ngelura.
Kujdes te mos keqkuptoni: te gjitha produktet tek altissiaprive.al jane te reja, te kontrolluara per cilesine dhe gjendjen e mallit.
Duke qene qe shesim online, reduktojme shpenzimet e magazines, gje qe na lejon te ulim akoma me shume çmimet e produkteve.

Ja si mund te keni produkte gjithmone te reja e me cilesi, dhe te kurseni si kurre me pare.

Si funksionojne shitjet tona ekskluzive?

Çdo shitje tek altissiaprive.al perbehet nga 4 hapa:
1) Fillimi i ofertes:
ne diten e pare te ofertes lidhu me sitin sa me shpejt duke qene se kemi nje numer te limituar artikujsh. Ne momentin qe nje perdorues ben nje blerje, sasia ne dispozicion azhornohet ne kohe reale, keshtu qe mos u mendo gjate sepse ne fund te ofertes, pjesa me e madhe e artikujve do jene blere.
2)Blerja: 
zgjidhni produktet qe ju interesojne duke i shtuar tek shporta. Pasi te keni mbaruar seleksionimin mund te vazhdoni me pagesen nepermjet EasyPay, mjafton vetem te vendosni username dhe password te llogarise tuaj EasyPay. Nese nuk e keni nje te tille, mund te rregjistroheni duke shkarkuar aplikacionin ne celularin tuaj ose nga website.
3)Pergatitja e porosise suaj:
stafi yne do pergatise porosine tuaj ne kohen me te shkurter te mundshme. Sapo te jete gati do jua nisim sipas menyres se dorezimit qe keni zgjedhur gjate blerjes. Ne kete pike do merrni nje e-mail qe ju njofton per dergesen e pakos.
4)Pas blerjes:
porosia juaj ka mberritur…mund te shijoni blerjen tuaj!
Nese jeni te kenaqur nga blerja e bere tek ne, atehere mund tu thoni miqve tuaj qe tek altissiaprive.al ka oferta fantastike!

Çfare shesim?

Ju propozojme ulje te medha te brand-eve me te kerkuar dhe nje larmi zgjedhjesh.
Me poshte jane disa shembuj te produkteve qe mund te gjeni tek altissiaprive.al:
– mode femra, meshkuj, femije
– aksesore (çanta, syze dielli, argjendari)
– kepuce
– produkte per kujdesin e fytyres, flokeve, trupit dhe kozmetike
– home & decor

Si te rregjistrohem?

Te rregjistroheni tek altissiaprive.al eshte shume e thjeshte, mjafton te keni nje e-mail e te vendosni nje password te sigurt ne modulin e rregjistrimit ketu.

Nese nuk jeni te rregjistruar, mund te beni shopping gjithsesi tek siti dhe ne momentin e konfirmimit te blerjes, ne te majte te faqes mund te plotesoni te dhenat tuaja dhe password-in qe do perdorni per llogarine, me pas vazhdoni me blerjen dhe te dhenat do ruhen automatikisht nga sistemi duke ju bere keshtu pjese te club-it tone.

Si mund te ndryshoj te dhenat e mia personale?

Mjafton te hyni tek siti me te dhenat tuaja (e-mail dhe password) e te shkoni tek ikona e llogarise dhe me pas tek zeri ‘Llogaria ime’. 

Ne faqen qe do ju hapet do gjeni te gjitha detajet e llogarise tuaj dhe mund ti ndryshoni ato duke klikuar ‘Modifiko’. 

Ku mund te gjej porosite e mia?

Mjafton te hyni tek siti me te dhenat tuaja (e-mail dhe password) e te shkoni tek ikona e llogarise dhe me pas tek zeri ‘Llogaria ime’. 

Ne faqen qe do ju hapet do shihni zerin ‘Porosite e mia’. Duke klikuar aty, do gjeni historikun dhe detajet e te gjitha porosive te bera nga llogaria juaj tek altissiaprive.al dhe statusin e tyre.

Si blihet tek Altissia Privè?

1) Çmimi juaj i blerjes me ulje tek altissiaprive.al . Vijezuar do gjeni çmimin origjinal te produktit ne dyqanet fizike.

Menyrat e dergeses te percaktuara tek banner-i i çdo firme qe gjeni tek faqja home/kryefaqja:
– CLICK & COLLECT: mund ta terhiqni ne dyqanin me te afert brenda 2 oreve nga konfirmimi i blerjes
– DERGESE BRENDA 48 H: dergesa jone standarte brenda Shqiperise
– DERGESA PARASHIKUAR NGA/NE: per t’ju ofruar marka dhe artikuj te rinj e cilesore, mbeshtetemi tek partneret tane edhe jashte vendit. Kjo natyrisht zgjat kohen e dergeses duke marre parasysh pergatitjen e porosise, transportin per ne Shqiperi dhe ne fund, transportin drejt adreses tuaj.

3) Pershkrimi i shkurter i artikullit. Per me shume detaje mjafton te shkoni me mouse-in me poshte te faqja e produktit.

4) Opsionet e produktit. Per te perfunduar blerjen e nje artikulli do mund t’ju duhet te zgjidhni opsione si per shembull masa, ngjyra, permasa etj..

5) Gjendja e artikullit. Per produktet me te shitura, sistemi ju informon sasine e mbetur ne magazine. Nese e shihni do te thote qe duhet te nxitoni sepse po perfundon.

6) Shto ne shporte. Per te blere nje produkt duhet ta shtoni ne shporte: kjo ju bllokon produktin duke ju dhene mundesine te vazhdoni shopping tek altissiaprive.al ose te kaloni tek pagesa e porosise. Mos harroni, artikulli ngelet i bllokuar vetem per 15 minuta.

7) Wishlist. Nese nuk jeni akoma te vendosur apo doni ta blini produktin ne nje moment te dyte, vendoseni ate tek lista juaj e deshirave duke klikuar te “zemra“. Do i gjeni ato te ruajtura tek llogaria juaj. Kujdes: kjo nuk jua bllokon artikujt, eshte thjesht nje liste qe ju tregon produktet per te cilat ju jeni te interesuar.

8) Shperndaje me miqte. Nese mendoni se miqeve tuaj mund t’u pelqeje dicka qe keni pare tek Altissia Privè, mjafton te klikoni nje nga ikonat social per ta ndare me to.

Si mund te marr informacione mbi produktet?

Ne bejme maksimumin per t’ju dhene te gjithe informacionin qe ju nevojitet per te bere shopping. Per çdo produkt eshte e disponueshme nje skede pershkruese ku mund te gjeni te gjitha detajet (permasat, ngjyrat, materiali, etj.).
Nese keni nevoje per informacione te metejshme te cilat nuk mund ti gjeni tek siti, atehere ju veme ne dispozicion ketu skeden tone te kontaktit, do te jemi shume te lumtur t’ju ndihmojme.

Perse disa produkte jane "out of stock"?

Shitjet te Altissia Privè zgjasin vetem pak dite dhe te gjithe shpejtojne per te perfituar nga uljet, keshtu qe mund te ndodhe qe nje produkt te shitet shpejt dhe mos te jete me i disponueshem. Nese deshironi me te vertete nje artikull, atehere mos u mendoni 2 here!

Mund te vendos produkte te ofertave te ndryshme ne te njejten shporte?

Jeni te lire te shtoni ne shporte te gjitha produktet qe deshironi pa bere blerjen per secilen ne veçanti. Shopping tek altissiaprive.al eshte shume i thjeshte dhe i shpejte, vetem me nje click: nje porosi, nje pagese.
Mos harro:
Per te eleminuar kostot e logjistikes dhe per t’ju ofruar çmimet me konkuruese ne treg, fornitoret tane mund ti kene produktet ne magazina te ndryshme. Ne varesi te artikujve qe keni zgjedhur, porosia mund t’ju mberrije ne nje apo me shume dorezime, ne baze te menyres se dergimit te parashikuar per çdo brand.
Çdo shitje ka kushtet e saj te dergimit, te cilat i gjeni te specifikuara te banner-at ne faqen kryesore, per t’ju dhene mundesine te perfitoni ulje kaq te favorshme.

Si funksionon blerja e shpejte?

Per klientet qe i kane te qarta idete rreth produkteve qe duan te blejne, kemi vene ne dispozicion pulsantin ‘Blerje e shpejte‘  permes se ciles mund te shtoni menjehere ne shporte artikullin pa humbur kohe duke pare pershkrimin e tij.

Perse shoh nje date tek ofertat?

Qellimi yne eshte t’ju ofrojme çmimet me te ulta ne treg por, mund ta bejme kete vetem per disa dite. Tek baneri ofertes ne “kryefaqje” eshte data (deri ne..) qe ju informon per kohen e mbetur per te perfituar nga oferta: kur mbaron, brand-i dhe artikujt qe perfshin, nuk do te jene me te disponueshem tek siti.

Perse nuk gjej me nje produkt/brand tek altissiaprive.al?

Keni pare nje produkt qe ju ka ngelur ne mendje dhe tani nuk e gjeni dot me tek siti? Mbase sepse oferta ka mbaruar…
Produktet tona jane te aksesueshme deri ne limitin e sasive te disponueshme dhe ne periudhen e ofertes.
Nese jeni me fat, mund ta gjeni te njejtin artikull me tej tek ne sepse mund te ndodhe te ripropozojme te njejtin brand ne nje moment te ardhshem.
Ju keshillojme te na vizitoni çdo dite per te pare ofertat me te reja e te informoheni per kohen e ngelur.

Si funksionon?

Ky sherbim eshte i menduar per ata te cilet nuk duan te presin as edhe nje dite per te pasur ne duar produktin e blere te altissiaprive.al. Gjate proçedures se blerjes tek siti, do t’ju jipet mundesia te zgjidhni menyren e dergeses, nder te cilat eshte edhe Click & Collect, nese rezulton e disponueshme per produktin e zgjedhur. Tek banner-i i çdo marke ne kryefaqe gjeni menyrat e dergeses per ate brand, nese nuk gjeni te shkruar Click&Collect, do te thote qe nuk mund ta zgjidhni si opsion ne momentin e konfirmimit te pageses.
Pas verifikimit te pageses suaj nga sistemi, tek adresa e-mail ose numri i telefonit qe keni plotesuar gjate blerjes online, do t’ju dergojme detajet e terheqjes se produktit nga ana juaj, e gjitha kjo brenda 2 oreve!

Vlen ky sherbim per te gjithe artikujt?

Jo, ky sherbim do te jete i disponueshem vetem per disa artikuj, kryesisht ato qe gjenden fizikisht ne Shqiperi dhe jo per produktet qe vijne nga magazinat jashte vendit: tek banner-i (foto) e çdo brand-i ne Home, do te jete e specifikuar menyra e dergeses. Nese lexoni ‘Click & Collect’, do te thote qe produktin mund ta terhiqni pas 2 oresh nga mberritja e pageses.

Ku do mund ta terheq produktin e blere?

Pas blerjes se produktit online dhe verifikimit te pageses nga sistemi, do t’ju dergojme menjehere detajet e terheqjes se produktit ne adresen e-mail apo numrin e telefonit qe keni plotesuar gjate proçedures se blerjes tek siti.

Ku mund ti kontrolloj ato?

Çdo blerje rregjistrohet nga sistemi yne ne llogarine tuaj. Aty mund te kontrolloni te gjitha detajet e blerjeve dhe statusin e tyre.

Produkti i marre nuk eshte ai qe kam porositur

Na vjen keq nese ka ndodhur kjo dhe sigurisht qe mund te ktheni mbrapsh produktin e gabuar duke ju marre persiper shpenzimet e transportit. Nese produkti i porositur nga ju do te jete akoma i disponueshem tek ne, atehere do te bejme menjehere zevendesimin, ne te kundert do t’ju rimbursojme vleren e shpenzuar per blerjen ose nese deshironi, mund t’ju pajisim me nje kupon me vleren e mallit per ta shfrytezuar ne çdo moment tek siti.

Ju kujtojme qe keni 48 ore per te na komunikuar kthimin e produktit te gabuar dhe 5 dite pune per te na e derguar tek zyrat tona.

Cilat jane menyrat e pageses?

Per t’ju thjeshtesuar sa me shume blerjen dhe per t’ju ofruar nje pagese te sigurte, kemi zgjedhur te bashkepunojme me nje realitet te suksesshem shqiptar si EasyPay.
Per te bere pagesen online ne altissiaprive.al, mjafton te keni nje llogari EasyPay. Nese nuk jeni te rregjistruar, mund ta beni kete duke shkarkuar aplikacionin EasyPay ne telefonin tuaj (qofte Android apo IOS) ose duke aksesuar ne website-in e tyre.
Keni krijuar keshtu nje portofol tuajin virtual te cilin mund ta kreditoni me menyrat qe ju paraqiten nga aplikacioni (nepermjet kartes suaj te kreditit apo debitit, nepermjet llogarise tuaj bankare ose me para cash ne nje nga pikat EasyPay qe i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay).  Kete portofol online do mund ta perdorni me pas per pagesen e blerjes tuaj tek altssiaprive.al. Ne momentin e pageses do t’ju duhet vetem te vendosni username dhe password te llogarise tuaj EasyPay.

Pagesat me karten tuaj te preferuar jane te sigurta dhe te koduara nga protokolli SSL 3D. Kjo do te thote qe te dhenat e kartes suaj nuk qarkullojne te lira ne internet dhe nuk ruhen ne asnje menyre nga sistemet tona.

Pse shoh nje çmim te vijezuar te produktet?

Çmimi i vijezuar tregon çmimin origjinal te artikullit, ate me te cilin shitet normalisht tek dyqanet fizike. Ky çmim nuk vendoset nga ne por na jipet nga fornitoret, prodhuesit, partneret tane qe kane te drejten e shitjes se artikullit ne tregun shqiptar ose nderkombetar. Nepermjet strategjive tona, arrijme gjithmone te dalim online me çmime konkurruese.

Sa kushton transporti?

Shpenzimet e transportit variojne nga volumi, pesha dhe permasat e produktit, te percaktuara nga posta. Ne mundohemi gjithmone te bashkepunojme me ate qe kushton me pak por pa ulur cilesine e sherbimit.

Nuk do keni surpriza, vlera standarte e transportit per pakot deri ne 2kg eshte 200 leke te reja. Do mund te shihni gjithsesi koston e transportit ne seksionin ‘Shiko shporten‘ tek ‘Shporta ime‘ ose tek permbledhja e blerjes.

Dogana

Altissia Prive eshte krijuar per te thjeshtuar menyren e te berit shopping ne Shqiperi, per t’ju dhene mundesi te aksesoni firma te ndryshme me cmime te arsyeshme, per t’ju dhene mundesite qe ekzistojne prej kohesh ne vendet europiane dhe, per kete arsye bashkepunojme edhe me fornitore nderkombetare duke bere qe nje pjese e artikujve qe do te gjeni tek siti do importohen dhe zhdoganohen sipas legjislacionit shqiptar, por ky nuk eshte nje problem i juaji sepse me procedurat e importimit do merremi ne. Ju do paguani vetem çmimin qe shihni online, nuk do paguani asgje me shume, jo dogane, jo taksa te tjera.

Kjo do te thote qe do i thoni lamtumire rradhave dhe pritjes ne poste per te paguar TVSH. Ju beni porosine dhe produkti ju vjen ne adresen tuaj, kaq e thjeshte.

Si mund ta perdor kuponin tek nje blerje?

Nese zoteroni nje kupon me nje vlere X te dhene nga ne, do te mund ta perdorni ne çdo moment per te blere nje apo me shume produkte tek siti. Mund te vendosni kodin e kuponit tek seksioni ‘Shiko shporten‘ ne box-in ‘Kodi i kuponit‘ dhe vlera e tij do t’i zbritet menjehere totalit te blerjes.

Kodet e kuponave jane unike dhe te leshuara nga altissiaprive.al ne baze te politikave tona te tregetise.

Pagesa ime u refuzua

Pasi te keni konfirmuar blerjen dhe vendosur te dhenat e llogarise tuaj EasyPay, kryhet nje kontroll automatik dhe informatik i pageses tuaj.
Ne rast se pagesa juaj refuzohet (mund te ndodhe per arsye te ndryshme), ju keshillojme te verifikoni qe llogaria juaj EasyPay te kete kredit te mjaftueshem per te bere pagesen.

Do mundeni keshtu te ktheheni tek altissiaprive.al per te vazhduar blerjet.

Cilet jane?

EasyPay është dalluar në tregun shqiptar si një kompani inovatore dhe është nga të parat Institucione te Parasë Elektronike në Shqipëri.
Siguron kryerjen e pagesave online nga desktop-i, tableti apo celulari në platformën Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale.

Si te krijoj nje llogari EasyPay?

Mjafton te shkarkoni aplikacionin EasyPay per smartphon-in qe perdorni qofte ai Android apo Apple (iOS) dhe te plotesoni fushat qe ju kerkohen ne app, ose mund te aksesoni tek faqja EasyPay nepermjet ketij linku dhe te regjistroheni nga website.

Nese ju nevojitet, mund te shihni kete video tutorial nga youtube qe shpjegon se si mund te krijoni llogarine tuaj EasyPay.

Si te kreditoj/rimbush llogarine EasyPay?

Keni ne dispozicion 3 menyra per te kredituar llogarine tuaj EasyPay:

  1. Karte krediti/debiti. Hyni te llogaria nepermjet app-it apo website-it dhe klikoni pulsantin ‘Kredito llogarine’. Zgjidhni menyren ‘Karte krediti/debiti’ dhe me pas vendosni shumen e parave qe doni te kreditoni. Ne hapin pasardhes dhe te fundit, do ju kerkohen te dhenat e kartes qe duhet te plotesoni dhe keni perfunduar keshtu rimbushjen e llogarise.
  2. E-banking. Nese zoteroni nje llogari bankare ne njeren nga bankat partnere te EasyPay, BKT ose Union Bank, atehere mund te zgjidhni menyren e kreditimit nepermjet llogarise tuaj bankare.
  3. Cash. Nuk zoteroni nje karte apo llogari bankare? Asnje problem, mund te rimbushni portofolin tuaj virtual duke u paraqitur ne nje nga pikat EasyPay dhe te beni kreditimin me cash. Lista dhe adresat e agjenteve te shitjeve mund ti gjeni ne aplikacionin EasyPay ose ne website-in ketu.
Si te blej/paguaj tek altissiaprive.al?

Pasi keni vendosur produktet e deshiruara ne shporte, mund te kryeni pagesen.
Tek faqja e pageses (checkout) do gjeni te gjitha detajet tuaja nese jeni te rregjistruar , ose do duhet t’i shtoni ato per te perfunduar blerjen.
Pasi te keni plotesuar keto te fundit dhe konfirmuar qe pranoni termat dhe kushtet e perdorimit, mund te klikoni tek butoni “bej blerjen” i cili do t’ju dergoje tek paneli EasyPay.
Ketu do ju duhet thjesht te vendosni te dhenat e llogarise (username dhe password) dhe te konfirmoni shumen per te paguar. Kryerja me sukses e pageses do te ndiqet nga nje email ne posten tuaj elektronike, me te dhenat e porosise.

KUJDES: qe pagesa te mbyllet me sukses, verifikoni qe ne llogarine tuaj EasyPay te jete e disponueshme shuma e produktit qe do blini te altissiaprive.al.

Ne fund do ju ngelet thjesht te prisni porosine ne adresen tuaj.

Sa kushton transporti?

Shpenzimet e transportit variojne nga volumi, pesha dhe permasat e produktit, te percaktuara nga posta. Ne mundohemi gjithmone te bashkepunojme me ate qe kushton me pak por pa ulur cilesine e sherbimit.

Nuk do keni surpriza, vlera standarte e transportit per pakot deri ne 2kg eshte 200 leke te reja. Do mund te shihni gjithsesi koston e transportit ne seksionin ‘Shiko shporten‘ tek ‘Shporta ime‘ ose tek permbledhja e blerjes.

Si te ndryshoj adresen per dorezimin e produktit?

Nese nuk jeni te rregjistruar tek altissiaprive.al, per te perfunduar blerjen do t’ju kerkohet te plotesoni nje forme kontakti me te dhenat tuaja nder te cilat duhet te vendosni adresen ku deshironi t’ju dergojme porosine. Kjo ruhet per blerjet e ardhshme tek “Llogaria ime“.
Nese jeni te rregjistruar, tek “Llogaria ime” keni mundesine te verifikoni ose te ndryshoni adresen qe keni plotesuar gjate rregjistrimit tek  zeri “Adresat

Doni ta dergoni porosine ne nje adrese ndryshe nga ajo me te cilen jeni rregistruar? Mjafton te klikoni “Transporto ne nje adrese tjeter”  tek faqja e pageses per te shtuar adresen e re, e cila do jete e vlefshme vetem per blerjen aktuale.

Si mund te verifikoj gjendjen e dergeses?

Me Altissia Privè mund te zgjedhesh menyren e dergeses me te pershtatshme per nevojat tuaja:
– Click & Collect ne dyqanin me te afert
– Dorezimi i pakos ne adresen e vendosur nga ju
Sapo pakoja juaj te lere magazinen, do t’ju dergojme nje e-mail me kodin POD nepermjet te cilit mund te gjurmoni blerjen tuaj tek kjo faqe e partnerit tone Albanian Courier.

Si mund te kthej nje produkt?

Qellimi yne kryesor eshte qe ju te jeni te kenaqur me blerjen e bere.

Nese per nje nga arsyet e meposhtme

– artikulli rezulton me difekt fabrike
– artikulli nuk eshte ai qe keni porositur

doni te ktheni produktin e blere, duhet te na njoftoni brenda 48 oreve nga marrja e produktit permes modulit te kontaktit ketu.
Nese kerkesa juaj ploteson kushtet e kthimit, do merrni konfirmimin nga ana jone dhe vetem atehere mund te nisni produktin drejt zyres tone.

Cilat jane kushtet e kthimit?

Ne qofte se blerja nuk ju kenaq, mund ta ktheni ose zevendesoni (nese produkti ose masa e kerkuar eshte e disponueshme) ate.

Kushtet qe duhet te plotesoni ne menyre qe t’ju pranohet kthimi apo zevendesimi i nje artikulli jane:
– produkti duhet te jete ne te njejten gjendje si e keni marre: nuk duhet te kete asnje lloj demtimi apo shenja perdorimi si prerje, gervishtje, njolla etj.
– produkti duhet te kthehet me paketimin e tij origjinal bashke me te gjithe aksesoret, nese ka

Nese produkti i kthyer nga ju ploteson kushtet e mesiperme atehere do t’ju rimbursojme vleren e produktit ne llogarine tuaj bankare brenda 5 diteve pune.

Kush i paguan shpenzimet e kthimit?

Nese produkti qe keni marre nuk perputhet me ate qe keni porositur per nje gabim nga ana jone, te gjitha shpenzimet drejt zyres tone i kemi ne ne ngarkim.

Te gjitha produktet mund te kthehen apo zevendesohen?

Duke pasur parasysh natyren e disa produkteve, per arsye higjene dhe mbrojtjeje te shendetit, nuk mund te kthehen apo zevendesohen artikujt e meposhtem:

– produkte kozmetike (kremra per fytyren ose trupin, shampo, vajra, produkte makeup-i, etj.)
– vethe dhe te gjitha bizhuterite me piercing
– produkte ushqimore (produkte te konfeksionuara ose jo, lengje, etj.)
– bileta spektaklesh apo eventesh qe kane nje perdorim dhe nje date te percaktuar.

Brenda sa kohesh me rimbursohet produkti i kthyer?

Ju keni 5 dite pune kohe per te kthyer produktin tek zyra jone.

Pasi te verifikojme qe produkti i kthyer ploteson kushtet e kthimit, do merrni konfirmimin nga ana jone permes nje e-mail-i. Nga momenti i marrjes se konfirmimit, do ju rimbursojme tek llogaria juaj EasyPay vleren qe ju detyrohemi, brenda 5 diteve pune.

Dua te kem informacione mbi vleren e rimbursuar

Per t’ju sjelle gjithmone produkte te reja, cilesore dhe me çmime shume te favorshme, ne i importojme per ju nga partneret tane me te cilet bashkepunojme prej vitesh. Kjo ben qe, perpara se produkti te arrije te klienti, te dyja palet, partneret tane dhe ne, te verifikojne dhe te sigurohen qe artikulli te jete ne gjendje perfekte.

Vlera qe ju eshte rimbursuar nuk eshte ajo qe prisnit? Kjo mund te varet nga arsyet e meposhtme:

Na komunikuat qe produkti i kthyer rezulton me difekt fabrike ose nuk perputhet me ate qe ju porositet:
ne momentin qe produkti arrin ne zyren tone, stafi yne do verifikoje menjehere qe informacionet e marra te korespondojne. Nese ajo qe na keni komunikuar si motiv kthimi nuk perputhet me verifikimet tona, atehere nuk do vazhdohet me rimbursimin dhe do t’ju komunikohen provat per vendimin e marre. Ne kete rast jeni te lire te terhiqni produktin ne zyren tone, brenda 14 diteve.

Keni kerkuar rimbursimin e shpenzimeve te transportit?
Shpenzimet e transportit do t’ju rimbursohen vetem nese jane kthyer te gjithe artikujt qe perfshihen tek blerja ne fjale.

Keni perdorur nje kupon per te bere blerjen?
Nese blerjen e produktit te kthyer e keni bere duke pagur nje pjese me karte apo transferim bankar dhe pjesen tjeter me kupon, apo vetem me kupon, atehere rimbursimi do te behet ne te njejten menyre.
Per shembull: nese keni paguar 4000 leke me karte dhe 1000 leke me kupon, ne do t’ju rimbursojme 4000 leke ne llogarine tuaj EasyPay dhe nje kupon prej 1000 lekesh.  

Jam nje biznes, dua te shes produktet e mia online tek faqja juaj.

Jemi gjithmone te hapur per bashkepunime te reja me biznese te vogla apo te medha. Per me shume detaje rreth asaj ç’ka ju ofrojme, mund te shihni ketu ose te na kontaktoni ketu

Kusht i detyrueshem per te nisur nje bashkepunim eshte qe produktet te jene te markave origjinale, jo imitime.

Shporta e blerjeve