Termat dhe Kushtet e Perdorimit

Mire se erdhet tek altissiaprivè.al (SITI tani e tutje), realiteti i pare shqiptar qe sjell shitjet event. Me poshte ju ftojme te lexoni me vemendje Termat dhe kushtet e perdorimit sepse, ne momentin qe blini tek ne, bini dakort me to.

HYRJA

Para se te vizitoni, rregjistroheni ose te beni nje blerje tek siti, ju duhet te lexoni dhe te pranoni Termat dhe Kushtet  e perdorimit. Ne momentin qe kryeni nje blerje tek siti yne, do te thote qe keni rene dakort me to. Nese nuk jeni dakort ose nuk pranoni nje apo disa nga keto Terma dhe Kushte te perdorimit, atehere nuk duhet te vizitoni, te rregjistroheni apo te kryeni blerje tek siti yne. Altissiaprive.al rezervon te drejten per te ndryshuar, modifikuar ose per te hequr pjese te ketyre Termave dhe Kushteve ne çdo kohe. Ndryshimet behen efektive ne momentin e publikimit te tyre tek siti yne dhe ju do keni gjithmone akses per t’u informuar mbi te rejat e fundit tek siti.

POLITIKA E SHITJEVE

Te gjitha informacionet qe permbahen tek siti yne (perjashtuar emrat dhe logot e markave te cilat mbrohen nga te drejtat e autorit) zoterohen teresisht nga Altissiaprive.al qe ka te drejten e ndryshimit te tyre ne çdo moment. Ju do keni gjthmone mundesine te shihni keto ndryshime duke aksesuar tek siti. Çdo artikull ka kushtet e tij te shitjes si çmimi, menyra e dergeses, koha e ofertes, te cilat ne rezervohemi ti modifikojme teresisht ose pjeserisht ne çdo moment dhe ju, mund ta verifikoni kete, tek skeda perkatese e çdo produkti ose te banner-i i firmave tek Home (kryefaqja) e sitit. Blerja e nje produkti tek siti yne, nenkupton qe ju pranoni te gjitha kushtet e shitjes, dergeses, kthimit, zevendesimit dhe rimbursimit. Shitjet qe propozon Altissiaprive.al jane shitje event qe kane nje kohezgjatje te percaktuar dhe te limituar ne kohe dhe ne sasi. Te gjitha keto informacione jane te aksesueshme nga klientet te cilet mund te kryejne blerje vetem duke u rregjstruar.

POLITIKA E RIMBURSIMIT

Ne momentin qe produkti arrin ne zyren tone, stafi yne do te kontrolloje menjehere qe arsyeja e kthimit e dhene nga ju te korespondoje me verifikimin tone. Nese produkti i kthyer ploteson kushtet e kthimit, do merrni konfirmimin nga ana jone permes nje e-mail-i. Nga momenti i marrjes se konfirmimit, do ju rimbursojme tek llogaria juaj bankare vleren qe ju detyrohemi, brenda 5 diteve pune.
Nese ajo qe na keni komunikuar si motiv kthimi nuk perputhet me verifikimet tona, atehere nuk do vazhdohet me rimbursimin dhe do t’ju komunikohen provat per vendimin e marre. Ne kete rast jeni te lire te terhiqni produktin ne zyren tone, brenda 14 diteve.
Shpenzimet e transportit ne rast kthimi i paguani ju nese produkti qe deshironi te ktheni perputhet me ate qe ju porositet tek siti yne.
Nese produkti qe keni marre nuk perputhet me ate qe keni porositur per nje gabim nga ana jone, te gjitha shpenzimet drejt zyres tone i kemi ne ne ngarkim.

ANETARESIMI

Pasi te keni lexuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet tona te perdorimit, mund te vizitoni, rregjistroheni dhe te blini tek siti yne, ne çdo moment. Kjo ju ben zoterues te nje llogarie  te patransferueshme, te revokueshme dhe jo-ekskluzive tek siti yne. Pa cenuar ndonje te drejte dhe mjet juridik, Altissiaprive.al mund te revokoje te drejten tuaj te perdorimit pa ju njoftuar, nese perballemi me nje thyerje tuajen te Termave dhe Kushteve te perdorimit. Kjo do te thote qe nuk do te keni mundesine te rregjistroheni perseri tek siti yne. Ne momentin qe rregjistroheni apo blini tek siti yne, keni pergjegjesi te plote te çdo aktiviteti qe ndodh nen kete fjalekalim ose llogari. Ne rast perdorimi te paautorizuar te fjalekalimit ose llogarise tuaj, duhet te na njoftoni menjehere. Altissiaprive.al nuk mban pergjegjesi direkte apo indirekte per çdo humbje apo dem te shkaktuar nga perdorimi i paautorizuar i llogarise, fjalekalimit tuaj.

POLITIKA E KTHIMIT

Nese per nje nga arsyet e meposhtme:
– artikulli rezulton me difekt fabrike
– artikulli nuk eshte ai qe keni porositur
doni te ktheni produktin e blere ose ta zevendesoni (nese produkti ose masa e kerkuar eshte e disponueshme), duhet te na njoftoni brenda 48 oreve nga marrja e produktit permes modulit te kontaktit ketu.
Nese kerkesa juaj ploteson kushtet e kthimit, do merrni konfirmimin nga ana jone dhe vetem atehere mund te nisni produktin drejt zyres tone.
Kushtet qe duhet te plotesoni ne menyre qe t’ju pranohet kthimi apo zevendesimi i nje artikulli jane:
– produkti duhet te jete ne te njejten gjendje si e keni marre: nuk duhet te kete asnje lloj demtimi apo shenja perdorimi si prerje, gervishtje, njolla etj.
– produkti duhet te kthehet me paketimin e tij origjinal bashke me te gjithe aksesoret nese ka
– te jete i shoqeruar me kuponin e tij origjinal qe ju kemi derguar bashke me produktin
Nese produkti i kthyer nga ju ploteson kushtet e mesiperme atehere do ju rimbursojme vleren e produktit ne llogarine tuaj bankare brenda 5 diteve pune.
Duke pasur parasysh natyren e disa produkteve, per arsye higjene dhe mbrojtjeje te shendetit, nuk mund te kthehen apo zevendesohen artikujt e meposhtem:
– produkte kozmetike (kremra per fytyren ose trupin, shampo, vajra, produkte makeup-i, etj.)
– vethe dhe te gjitha bizhuterite me piercing
– produkte ushqimore (produkte te konfeksionuara ose jo, lengje, etj.)
– bileta spektaklesh apo eventesh qe kane nje perdorim dhe nje date te veçante
Shpenzimet e transportit ne rast kthimi paguhen nga ne.

Politika e Privatesise

Me poshte ju ftojme te lexoni me vemendje Politikat e Privatesise sepse, ne momentin qe blini tek ne, bini dakort me to.

TE DHENAT QE RUAJME

Ruajtja e privatesise tuaj eshte nje nga pikat me kryesore te punes tone. Ne ju sigurojme qe te dhenat tuaja te vendosura ne momentin e rregjistrimit apo blerjes tek siti yne jane te fshehta, nuk do te perdoren jashte faqes tone dhe ne mbajme pergjegjesi per kete.
Te dhenat qe ruhen dhe mblidhen nga sistemi yne, jane te nevojshme per realizimin e blerjes dhe dergeses. Qe ky proces te realizohet, eshte e nevojshme qe emri,mbiemri dhe adresa e personit qe do marri pakon, te komunikohet tek partneri yne i transportit i cili ka per detyre  ti perdori ato ekskluzivisht per dorezimin e produktit. Jo domosdoshmerisht personi qe blen eshte i njejti me ate qe do marre pakon dhe transportuesi yne ne kete rast do te njihet vetem me te dhenat e ketij te fundit, ne ruajtjen e plote te privatesise tuaj.

FSHIRJA E LLOGARISE

Nese deshironi te fshini llogarine tuaj dhe keshtu çdo te dhene qe eshte ne te, mjafton te na kontaktoni ketu dhe ne do eleminojme totalisht çdo informacion tuajin nga sistemet tona.
Ju jeni te lire gjithesesi te rregjistroheni perseri te Altissiaprive.al dhe te kryeni blerjet tuaja.

TE DHENAT E PAGESES

Pagesat me karten tuaj te preferuar jane te sigurta dhe te koduara nga protokolli SSL 3D i partnerit tone EasyPay. Kjo do te thote qe te dhenat e kartes suaj nuk qarkullojne te lira ne internet, nuk shihen dhe nuk ruhen ne asnje menyre nga sistemet tona, duke ju garantuar keshtu, mbrojtje totale te te dhenave tuaja.

E DREJTA E AUTORIT

Altissiaprive.al eshte subjekt i rregjistruar prane QKR dhe ashtu si i pergjigjet ligjit shqipetar per detyrimet ndaj shtetit dhe institucioneve, gezon edhe te drejtat e autorit per çdo gje qe eshte e publikuar tek siti (perjashtuar emrat dhe logot e markave te cilat mbrohen nga te drejtat nderkombetare te autorit). Nuk lejohet ne asnje menyre riprodhimi i nje apo me shume pjeseve te sitit pa autorizimin tone, perjashtuar rastin e shperndarjes se informacionit nga funksioni “share” ne rrjetet sociale, i disponueshem ne çdo skede te produktit. Nuk lejohet te perfaqesoni nje pjesetar apo nje rol te Altissiaprive.al pa nje autorizim te shkruar e firmosur nga ne.

Termat dhe kushtet e perdorimit dhe Termat e Privatesise jane ato te paraqitura me siper.
Altissiaprive.al rezervon te drejten per t’i ndryshuar ato ne çdo moment pa asnje detyrim per t’ju njoftuar me pare pasi, çdo ndryshim, do jete lehtesisht i aksesueshem nga ju ne sitin tone ne kete faqe.

Shporta e blerjeve